Fjalë Kyçe

Ermir Lenjani inkuadrohet në Superligën e Zvicrës me skuadrën e tij

Ermir Lenjani inkuadrohet në Superligën e Zvicrës me skuadrën e tij

Grasshopersi ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, ka arritur të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit zviceran.

Me fitoren e fundit, me rezultatin 2-1, Grasshopersi e ka mbyllur kampionatin në Ligën e Parë zvicerane si kryesues, me 65 pikë, 1 më shumë se Thun i vendit të dytë, me të cilët luftuan deri në javën e fundit.

Padyshim që meritë për këtë arritje të Grasshopers, ka edhe Lenjani, i cili është një titullar io padiskutueshëm në skuadrën zvicerane.

Futbollisti i Kombëtares ka qenë edhe protagonist, me 1 gol dhe 2 asiste gjatë këtij sezoni, në 32 ndeshje të zhvilluara.