Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ndërkombëtarët duhet të kishin insistuar më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe se në përafrimin e palëve.
Escobar ka theksuar se Asociacioni është çështja më e vështirë për Kosovën, prandaj ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal drejt tij fillimisht.
“Ne duhej të insistonim më shumë në implementimin e plotë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, se në ndërmjetësimin që të dyja palët të bëhen bashkë, sepse në disa raste e kemi vërejtur mungesën e vullnetit të mirë nga të dyja palët. Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është kyç për Kosovën. Është më i vështiri dhe si më i vështiri ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal të vullnetit të saj për të adresuar çështjen e minoritetit serb në territorin e saj”, ka thënë ai në një intervistë.