Fjalë Kyçe

Escobar refuzon të takohet me Dodikun

Escobar refuzon të takohet me Dodikun

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbërrin të dielën për vizitën e parë zyrtare që kur u emërua në këtë post.

Ai do të ketë takime zyrtare të hënën dhe siç ka mësuar klix.ba, Escobar nuk do të takohet me të gjithë anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, përfshirë Milorad Dodikun, i cili së fundmi e ka kritikuar.

Është planifikuar një takim me kryetarin Zheljko Komshiq (DF) dhe bordin e të dy dhomave të Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, konkretisht Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq, Nikola Shpiriq dhe Denis Zvizdiq, Borjana Kristo dhe Nebojsha Radmoanoviq.

I dërguari amerikan arrin në shtetin boshnjak në momentin kur po thyhen shtizat për ndryshime në Ligjin Zgjedhor, por edhe në momentin kur Milorad Dodik dhe SNSD-ja e tij po bllokojnë punën e institucioneve shtetërore dhe po punojnë për të minuar Kushtetutën duke nisur procedura të njëanshme.

Escobar së fundmi ka paralajmëruar drejtpërdrejt sanksione në bashkëpunimin e SHBA-së dhe vendeve të BE-së për ata që punojnë për prishjen e rendit dhe bllokadës së institucioneve shtetërore përmes vendimmarrjes në nivel subjektesh.

Pritet që pas kësaj vizite të Escobarit të dihen më shumë për sanksionet dhe veprimet konkrete që janë paralajmëruar, duke qenë se e ka bërë të ditur vetë Escobar.