Të gjithë u fokusuan në planprogramin e kryetarit të ri të Prishtinës, por pak kush pati mundësinë të shihte nga jeta personale e Përparim Ramës.
Në një intervistë të dhënë javë më parë për Prive në Klan Kosova, Përparim Rama mes tjerash shpalosi më shumë nga jeta e tij, përfshirë këtu dhe pak nga raporti me bashkëshorten e tij Kristalen.
”Kristalja është krahu më i madh i imi. Edhe këtu më thonë kjo puna e kampanjës për kryetarin e komunës së Prishtinës, aq sa është e zorshme mendoj se puna e Kristales me tre fëmijë, është trefish më e zorshme. Por, duke ju falënderu Kristales, edhe mundem me e bë këtë me e dhanë gjithë energjinë për Prishtinën, për qytetin tim të zemrës”.
Cili ka qenë komenti i saj [Kristales] kur i ke tregu se do të merrni pjesë dhe do kandidoni për kryetar të Prishtinës?
”Unë e kam pyet së pari. Nuk i kam tregu, por e kam pyet së pari. I kam thënë: ”Kristale kjo është oferta, e kam ofertën për me shku me garu për kryetar të Prishtinës dhe kam me qenë një kohë shumë i nxanun që s’do t’kem mundësi për me të ndihmu”. Dhe më ka thanë, më ka pyet: ”Po a e ke në zemër, a e ke për shpirt, a don me bo këtë me zemër?” – i kam thënë ”Po”, atëherë m’ka thanë ”Po, 100% pas teje””.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mes tjerash zbuloi edhe detaje nga takimi i tij i parë me bashkëshorten e tij Kristalen.
”E me Kristalen qysh jemi taku, ka qenë shumë interesante. Në vitin 2009 më kanë ftuar për të marrë pjesë në një takim në Abu Dhabi për kryeqytetet e së ardhmes. Kristalja ka punuar për një kompani amerikane. Është lindur dhe ka jetuar në Amerikë”.
”Ata e kanë organizuar ngjarjen dhe atje kam pasur të shkoj. Përmes këtij eventi. Kur e ka parë fotografinë time ka menduar që është e para 20 viteve. S’ka besu që dikush i ri, para 12-13 viteve merr pjesë në atë lloj eventi. Pastaj jemi takuar në Neë York në vitin 2010 dhe ka qenë dashuri në takim të parë”.