Fjalë Kyçe

Është mbajtur trajnimi për sistemin ‘FIFA TMS’ me administratorët e klubeve

Është mbajtur trajnimi për sistemin ‘FIFA TMS’ me administratorët e klubeve

Dje në hotel ‘Emerald’ është mbajtur trajnimi rreth sistemit “FIFA TMS”.

Kjo punëtori njëditore është organizuar nga FIFA në bashkëpunim me FFK-në, derisa pjesëmarrës kanë qenë administratorët e FFK-së dhe administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë.

Ndërkaq, nga FIFA pjesëmarrës kanë qenë Dana Butticker, Bernhard Weber, Silva Costa Salva dhe Martin Granat nga tri departamente : TMS Support, TMS Compliance dhe Player Status Department, të cilët kanë dhënë informacionet e rëndësishme rreth qasjes sa më të lehtë dhe ndërveprimit në këtë sistem.

Zyrtarët e FIFA-s gjithashtu gjatë këtyre ditëve kanë pasur disa takime informative rreth praktikave të transfereve ndërkombëtare, si dhe janë ndarë përvojat me ta.

Temat kryesore të këtij trajnimi ishin: Transferet si dhe huazimet ndërkombëtare, procedurat e transfereve të minorëve, diskutimi rreth rregullores së lojtarëve të FIFA-s si dhe procedurat e përfitimit të klubeve nga Claims./Gazeta Alo