Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka emëruar pozicionin kryesor që ekipi i tij duhet të forcojë para mbylljes së merkatos së verës.
Chelsea po përballet me probleme në mbrojtje, pasi Benoit Badiashile dhe Ëesley Fofana janë jashtë fushës, ndërsa mbrojtësi tjetër Levi Colwill do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi në ligament.
Pavarësisht raporteve që sugjeronin se ‘Blutë e Londrës’ nuk do të përpiqeshin të nënshkruanin një zëvendësues, Maresca ka thënë të kundërtën.
“Për mua është prioritet (nënshkrimi i një mbrojtësi të ri). Levi është një lojtar fantastik. Ajo që arritëm sezonin e kaluar ishte për shkak të tij”.
“Ai luajti shumë ndeshje me mua, e dua atë. Do të na mungojë. Po përpiqemi gjithashtu të gjejmë zgjidhje të ndryshme”, ka thënë Maresca.
Colwill është ndoshta mbrojtësi më i mirë i Chelseat, dhe madje edhe kur ishte në ekip, ‘Blutë’ herë pas here dukeshin të pasigurt në mbrojtje sezonin e kaluar.
Nëse skuadra e Marescas dëshiron të përparojë këtë sezon, duhet të nënshkruajë një mbrojtës cilësor, veçanërisht nëse kanë ambicie për të fituar Ligën Premier./Telegrafi