Fjalë Kyçe

Eskalon Milaim Zeka, e quan “hajvan” deputetin e LVV-së

Eskalon Milaim Zeka, e quan “hajvan” deputetin e LVV-së

Gazetari Milaim Zeka ka folur për deputetin e VV-së, Enver Dugollin.

Pas një përplasjeje të Dugollit me Zekën, ky i fundit i tha deputetit të VV-së “hajvan”.

“Pse është Enver Dugolli, kaq njeri hajvan dhe ultë dhe me quan mua ‘znaqkë’?”, ka pyetur fillimisht Zeka.

Tutje, Zeka ka thënë se nëse vazhdon ta quajë “hajvan” Dugollin, mund ta fyej botën e hajvanatit.

“Është shumë më rënë me e quajt hajvan sepse unë po e fyej botën e hajvanatit duke krahasuar Enverin me ta. Sepse nuk ka tigër, as lopë që të fyen”, ka thënë Zeka në T7.

“Për mua bota njerëzore është me poshtër kur të fyen sesa bota shtazore. Unë tana ja kisha falë, edhe me me quajt edhe hajvan. Ama me më quajt znaqkë, këtë s’ia pranoj”, shtoi Zeka.