Fjalë Kyçe

Eskalon përleshja në Viti, përdoren edhe armët

Eskalon përleshja në Viti, përdoren edhe armët

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri pas një përleshjeje, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Viti, ku tre persona kanë pasur një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, ka ardhë deri te kacafytja mes tyre, ku me pas i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ,viktimat kanë arritur ti largojnë armen duke e hedhur në tokë”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë.

“Ne vendin ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, ndërsa arma nuk është gjetur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.