Fjalë Kyçe

ESPN zbulon futbollistët më të mirë në botë për çdo repart për vitin 2018

ESPN zbulon futbollistët më të mirë në botë për çdo repart për vitin 2018

Viti 2018 është drejt fundit, teksa është koha perfekte për të bërë edhe klasifikimet për futbollistët më të mirë. ESPN si çdo vi ka stiluar Top 100 futbollistët më të mirë të sezonit.

Në portë është David De Gea, i cili sipas portalit të njohur ndërkombëtar vijon të jetë numri një në botë, duke qenë portieri me më shumë pritje në Premier League. Në krahun e djathtë është Dani Carvajal, qendërmbrojtësi më i mirë është vlerësuar Sergio Ramos, ndërkohë që mbrojtësi më i mirë i krahut është vlerësuar Marcelo

Triumfi në Champions ka sjellë një numër të madh futbollistët të Realit, teksa në të nuk mund të mungonte edhe Luka Modric, pasi i fitoi të gjitha trofetë e mundshëm individual, është cilësuar si mesfushori më i mirë.

Në mesfushë ka vend edhe për De Bruyne si mesfushori më i mirë me tipare sulmuese, ndërkohë që si sulmues krahu më i miri është shpallur Mane. Sulmuesi më i mirë është përzgjedhur Messi, ndërkohë që qendërsulmuesi më i mirë është vlerësuar Harry Kane.

Trajneri më i mirë është vlerësuar Pep Guardiola, edhe pse nuk arriti që të triumfonte në Champions League.