Më shumë se 110 fëmijë në Indi – kryesisht nga familjet e varfra rurale – kanë vdekur këtë muaj nga encefaliti, një lloj sëmundjeje truri që ka goditur shtetin lindor të Biharit për më shumë se dy dekada.
Ekspertët e shëndetësisë për një kohë të gjatë kanë mbetur të habitur nga shkaku i shpërthimit të encefalitit, i njohur zakonisht si ethet e trurit, në qarkun Muzaffarpur të Biharit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Studimet e kohëve të fundit kanë sugjeruar se toksinat natyrore në lyqe mund të dëmtojnë fëmijët e keq-ushqyer duke bllokuar aftësinë e tyre për të prodhuar sheqer të mjaftueshëm në gjak, të cilat mund të çojnë në vdekje.
Simptomat e hershme mund të jenë të ngjashme me ato të gripit, me pacientë që vuajnë nga temperatura të larta ose dhimbje koke.
Por simptomat mund të përkeqësohen brenda disa orësh dhe mund të përfshijnë komplikime serioze si paraliza dhe koma.