Fjalë Kyçe

Eto’o: Interi do ta fitojë Scudetton këtë sezon me Conten

Eto’o: Interi do ta fitojë Scudetton këtë sezon me Conten

Fituesi i tripletës, Samuel Eto’o beson se Interi do të fitojë Scudetton këtë sezon, pasi e vlerëson lartë trajnerin e ri, Antonio Conte.

Gjigantët e Giuseppe Meazzas u mundën 2-1 nga Lazio javën e kaluar, duke rënë në vendin e tretë.

Por, edhe përkundër kësaj, reprezentuesi i Kamerunit nuk do të ndryshojë mendje dhe mendon se Interi do ta fitojë titullin me trajnerin Conte.

“Conte me të vërtetë nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti trajner që pamë te Juventusi apo Chelsea, as më shumë dhe as më pak, kjo është ideja e tij për futbollin”.

“Unë jam i kënaqur, sepse pas kaq shumë ngritjeve dhe rënieve, në këtë moment Interi po merr përsëri respektin që meriton”, përfundoi kamerunasi.