Portieri shqiptar, Etrit Berisha është regjistruar në autoshkollë për t’u pajisur me patentë shoferi.
Portieri 33-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë që momentalisht është pjesë e Torinos në Serie A e ka zgjedhur Shqipërinë për t’u pajisur me patentë shofer.
Ai është regjistruar në një autoshkollë në Shqipëri, e cila u ndje e lumtur që një personalitet i shquar është bërë pjesë e tyre, shkruan express.
“Ishte kënaqësi që të prisnim pranë ambienteve të Autoshkolles tonë “Eralb 2005″ portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Faleminderit Etrit që na zgjodhe ne për tu pajisur me leje drejtimi”, ishte përshkrimi i Autoshkollës.