Fjalë Kyçe

EULEX-i merr paketa të veçanta në rast se gjejnë dosje për t’i marrë me vete

EULEX-i merr paketa të veçanta në rast se gjejnë dosje për t’i marrë me vete

Në zyrat e veteranëve ku po zhvillohet bastisja nga EULEX-i kanë ardhur hetues shtesë nën asistencën e forcave të EULEX-it.

Po ashtu EULEX-i ka marrë disa paketa të veçanta në rast se gjejnë dosje për t’i marrë me vete.

Gazeta Express është në vend të ngjarjes dhe janë duke e percjellur këtë zhvillim të EULEX-it.

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.