Fjalë Kyçe

Eurodeputetët i dërgojnë letër Merkelit kërkojnë që vizat për Kosovën të futen në agjendë të KE-së

Eurodeputetët i dërgojnë letër Merkelit kërkojnë që vizat për Kosovën të futen në agjendë të KE-së

Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ka bërë të ditur se deputetët e Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër të cilën ia kanë dërguar kancelares gjermane Angela Merkel, në të cilën kanë kërkuar që ajo ta vendojë në në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.

“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesen për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të libëralizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Kychyuk në rrjetin social Twitter.

Nga muaji korrik i këtij viti pritet që Gjermania të marrë kryesimin e Këshillit Evropian.