Fjalë Kyçe

Eurodeputeti austriak: Admiroj durimin e kosovarëve për mosliberalizimin e vizave

Eurodeputeti austriak: Admiroj durimin e kosovarëve për mosliberalizimin e vizave

Deputeti i Parlamentit Europian, Lukas Mandl, është shprehur i habitur me durimin e qytetarëve të Kosovës lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Në një intervistë për “Report TV” me bazë në Tiranë, ai ka thënë se admiron durimin e kosovarëve, ndërkohë që siç tha ai, vetë e ka humbur atë.

“Unë e admiroj durimin e qytetarëve të Kosovës, për problemin e vizave dhe mos liberalizimin. Unë e kam humbur durimin tim, sepse nuk ka asnjë argument pse nuk është hequr ky regjim si ka ndodhur dhe me 5 shtetet e tjera të rajonit. Por, kjo është një gjë e vogël, duhet të hedhim edhe hapa të tjerë që lidhen me përfshirjen e Kosovës dhe integrimin në BE.”, është shprehur Mandle.

Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, ndonëse si proces ka nisur para më shumë se 10 vjetëve.