Luhet sot ndeshjet e raundit të fundit të grupeve të Europa League, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë skuadrat e fundit që do të kualifikohen në raundin tjetër.
Në orën 18:55 takohn Lazio – Eintracht Frankfurt, sfidë e Grupit H, e cila luhet sa për statistikë, pasi të dyja ekipet janë kualifikuar për në raundin tjetër, duke lënë jashtë Apollonin dhe Marseille.
Në Grupin L Chelsea, tashmë i kualifikuar luan në transfertë me Vidin. “Blutë” e Londrës, nëse fitojnë i japin një asist Bate Borisovit që udhëton drejt Greqisë për t’u përballur me PAOK-un. Në këtë grup situata është e komplikuar, pasi të trija skuadrat poshtë Chelsea-t kanë shanse matematikore për t’u kualifikuar.
Në Grupin J, Sevilla pret Krasnodarin tashmë të kualifikuar me 12 pikë. Andaluzët kanë 9 pikë, aq sa St. Liege dhe duhet patjetër të fitojnë që të mos varen nga rezultati i Akhisarspor-St Liege.
Ndeshja tjetër wshtw dueli mes Rapid – Rangers, që i përket Grupit G ndërsa sfida tjetër është Villareal Spartak Moskë. Në këtë Grup është gjithçka e hapur, pasi vendi i parë (Villareali) ka grumbulluar 7 pikë ndërsa i fundit (Spartaku i Moskës) 5 pikë.
Në orën 21:00, vëmendjen kryesore e merr Olympiakos-Milan e Grupit F. Në këtë grup, Betisi, që viziton Dudelange, tashmë e ka siguruar kualifikimin, ndërsa kuqezinjtë e Gattusos, që kanë 3 pikë më shumë se kundërshtarët grekë duket të shmangin humbjen 2-0 dhe çdo humbje tjetër me 3 apo më shumë gola diferencë për të vijuar më tej.
Nga Grupi E ballafaqohen Arsenal-Qarabag, ndeshje me vlerë statistikore pasi si Arsenali, ashtu edhe Sportingu i Lisbonës që pret Vorskla Polltavën e kanë siguruar avancimin më tej, transmeton SS.
Në Grupin B Salzburgu është kualifikuar matematikisht, ndërsa Celtic-ut do t’i mjaftonte një barazim kundër ekipit austriak për të siguruar vendin e dytë, që i kërcënohet nga Liepzigu, që pret Rosenborgun.