EUROPOL ka publikuar listën me 56 kriminelët më të kërkuar nga policia evropiane.
Mes të shumëkërkuarve bie në sy edhe një shqiptar, Aleks Burreli. 50-vjeçari është i vetmi shqiptar që kërkohet nga policia e EUROPOL-it.
Ai është shpallur në kërkim pas datës 23 qershor të vitit 2016, datë kur vrau një biznesmen në Qipro dhe dy policët që e shoqëronin atë. Burreli dhe vëllai i tij, Jani Vogli, zbarkuan mbrëmjen e 23 qershorit në restorantin ku po darkonte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis në Qipro dhe zbrazën kallashnikovin drejt tij duke e lënë të vdekur bashkë me dy policët.
Burreli dhe Vogli u nisën të largoheshin nga vendi i krimit, port ë plagosurit u kundërpërgjigjen duke lënë të vrarë vëllain e të shumëkërkuarit. Burreli vazhdoi arratinë dhe që prej asaj dite është një nga kriminelët më të shumëkërkuar. Krimi që kreu mendohet se ishte i urdhëruar nga dikush tjetër dhe se dy shqiptarët ishin thjesht vrasës me pagesë.