Një stuhi nxehtësie nga Sahara afrikane që ka mbërthyer Evropën ka shkaktuar viktimat e para pas tre veta vdiqën në Francë nga ndryshimi i temperaturave pas zhytjes në det derisa po qëndronin në plazhin e nxehtë.
Një burrë 70-vjeçar pësoi një arrest kardiak të hënën në plazhin e Marsejës, pranë Montpellier – ditën kur filloi vala e nxehtësisë – derisa një grua 62-vjeçare dhe një tjetër 75-vjeçare vdiqën të martën në të njëjtin rajon, transmeton Gazeta Alo.
Pritet që në Francën qendrore të mbizotërojnë temperaturat prej 39 gradë C, duke u rritur deri në 45 gradë C deri të premten, gjë që do të thyej rekordin gjithë kohës të vendosur në 2003 në 44.1 gradë C. Pothuajse i gjithë vendi është në nivel alarmi portokalli – niveli i dytë më i lartë paralajmërues pas të kuqes.
Dhjetëra shkolla janë mbyllur tashmë në të gjithë vendin për shkak të ajrit të kondicionuar të pamjaftueshëm, ndërsa në Paris më shumë se një milion automjete më ndotëse janë ndaluar të hyjnë në kryeqytet gjatë ditës, kur rritet niveli i smogut gjatë temperaturave të larta.
Ajri i nxehtë i ardhur nga Afrika e Veriut po e pjek Evropën dhe ka paralajmërime rreziku për jetën në të gjithë Francën, Gjermaninë dhe Spanjën veriore.
Parashikuesit kanë krahasuar kushtet me valën e nxehtësisë të vitit 2003, të cilat kanë ndodhur rreth të njëjtës periudhë të vitit dhe kanë vrarë rreth 70,000 njerëz në të gjithë kontinentin. Valët e hershme të nxehtësisë konsiderohen më të rrezikshme sepse trupat e njerëzve nuk kanë pasur kohë për t’u përshtatur me kushtet e verës.
Rekordet e qershorit pritet të thuhen këtë javë në Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Luksemburg, Holandë dhe Zvicër.
Në Britani, temperaturat pritet të arrijnë 80 Fahrenhait (27 gradë C) duke kulmuar në fundjavë me 93.2 F (34 gradë C)./Gazeta Alo/