Fjalë Kyçe

Fabinho i ngazëllyer që ka rigjetur formën e mirë te Liverpooli

Fabinho i ngazëllyer që ka rigjetur formën e mirë te Liverpooli

Fabinho duket se më në fund ka rigjetur formën më e mirë tek Liverpooli, transmeton Gazeta Alo.

Braziliani verën e kaluar iu bashkua “të kuqve” të Anglisë nga Monaco për 43.7 milionë euro.

Fabinho pas një fillimi të vështirë në këtë sezon të garave, tashmë duket se ka gjetur formën e mirë në skuadrën e Jurgen Klopp.

Ai bëri paraqitje mjaft të mirë në fitoren e madhe te Liverpoolit kundër Mancheser Unitedit (3-1).

“Intensiteti i lojës këtu është i ndryshëm nga ajo që unë jam mësuar, por tani kam arritur ritmin dhe stilin e lojës së ekipit”, tha Fabinho.

“Natyrisht ndeshjet e para ka qenë të vështira për mua dhe më është dashur të punoja pak më shumë dhe mendoj se tani kam arritur ritmin e duhur”, theksoi ai. /Gazeta Alo/