Fabinho ka ndryshuar pozitën në formacionin e Liverpoolit si shkak i lëndimit të Van Dijk.
Klopp mori vendimin që Fabinho të zhvendoset nga mesfushori-mbrojtës në qendër të mbrojtjes, shkruan IndeksOnline
Braziliani tha se shokët e tij bëni shaka me pozitëne tij të re në formacioni.
“Trajneri e pa të nevojshme që dikush të ishte në dispozicion, kështu që unë fillova të punoj në atë pozicion, të mësohem, të punoj me partnerë që i kisha në krah,” tha Fabinho.
“Ne kishim tre mbrojtës qendrorë në atë kohë, kështu që e gjitha ishte vetëm një provë për mua, vetëm për t’u përgatitur. Trajneri kishte identifikuar se mund të kishte nevojë më tej.
“Kështu që kur hyra u ndjeva mirë dhe rehat dhe me kalimin e kohës u bë më e lehtë. Kur Virgil u lëndua prisja të hyja si qendërmbrojtës dhe madje edhe lojtarët e tjerë po bënin shaka. Ata po thoshin: ‘Fabinho mbrojtësi është kthyer, ai eshte ketu’.