Aplikacioni ‘Facebook Messenger’ për Android dhe iOS po lanson një version “dark mode”.
Kjo ka qenë veçoria më e kërkuar nga përdoruesit e iOS dhe Android, për shkak se rrjeti gjigant social ‘Twitter’ vetëm se po e posedon atë, transmeton lajmi.net.
Gjigandi i medias sociale njoftoi për herë të parë një modalitet të errët për aplikacionin e tij të Facebook Messenger në konferencën e Developerëve të vitit të kaluar të F8.
Gjatë konferencës vjetore, Facebook tha se funksioni do të vijë “shumë, shumë shpejt”. Megjithatë, funksioni tani është në dispozicion për të gjithë përdoruesit.
Më poshtë mund të gjeni se si të aktivizoni sekretin e fshehtë të modalitetit të Facebook Messenger për modalitetin e errët:
* Së pari, hapni aplikacionin e Facebook Messenger në telefonin tuaj iPhone ose Android dhe zgjidhni çfarëdo bisede me të cilën dëshironi të bashkëveproni.
* Në bisedë, shkruani emotikonin e buzëqeshjes brenda dritares së kompozimit të mesazhit.
* Shko tek tastiera ‘emoji’ dhe përpiquni të gjeni emotikonin e hënës dhe ta dërgoni atë.
* Pasi ta keni dërguar, do të vini re një animacion të emotikoneve të gjysmëhënës që bien në formë shiu gjatë bisedës tuaj.
* Kur animimi mbaron, shfaqet një mesazh duke njoftuar se “Ju gjetët modalitetin e errët” në krye.
* Prekeni dhe do të shkoni në faqen Settings ku mund të aktivizoni ose fikni të ashtuquajturin modalitet i errët.