Në kulmin e luftës së Gazës në maj, Instagrami kishte ndaluar përkohësisht hashtagun Al-Aksa, referencë për xhaminë e shenjtë në Jerusalem, që ishte kthyer në vatër të tensioneve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. Facebooku, që ka në pronësi Instagramin, më vonë kishte kërkuar falje, duke pretenduar se vendin e tretë më të shenjtë në islam, algoritmi e kishte ngatërruar me emrin e një grupi militant palestinez.
Për shumë arabishtfolës ky ishte vetëm shembulli i fundit se si mediat sociale po i frynin gjuhës së urrejtjes në rajon.
Tani dokumente të brendshme të gjigantit teknologjik kanë treguar se Facebooku po përballet me probleme larg më sistematike se lëshimet e mundshme paqëllimshëm.
Sinjalizuesja Frances Haugen ka dëshmuar se si Facebooku kaherë e kishte kuptuar thellësinë e problemit, porse kishte bërë pak për ta parandaluar. Dhe gabimet e tilla nuk janë spikatur vetëm në botën arabe.
Në dokumente faktohet se gjuha e urrejtjes që nxit terrorizëm është lejuar edhe në rajonet më të ndjeshme të botës.
Platformat sociale kanë dështuar të hartojnë politika që detektojnë dhe neutralizojnë gjuhën e urrejtjes.