Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu ka marrë pjesë sonte në tubimin e kësaj partie në Kodrën e Trimave.
Postimi i plotë i Aliut:
Uragani i fitores dhe ndryshimit nis nga Kodra e Trimave
Përherë e më shumë, gjithnjë e më tepër!
Kjo është ringritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kodrën e Trimave.
Ashtu siç ka qenë gjithnjë, edhe sonte, Kodra e Trimave dëshmoi se është në ballë të ringritjes së fuqishme të LDK-së.
Nga këtu nis e gjithandej Republikës po ndihet e po shihet fryma e ndryshimit!
U jam falënderues!
U jam mirënjohës!
Përulem përballë një mbështetjeje të tillë, përball një mobilizimi të tillë që të bën nder e të bën krenar.
Nga sot e çdo ditë deri më 9 shkurt të trokasim në secilën derë, tek çdo familje, të mobilizohemi edhe shumë më shumë drejt synimit tonë të përbashkët – ndryshimit.