Fjalë Kyçe

Fadil Vokrri apo Granit Xhaka, cili është futbollisti më i madh që e ka pasur ndonjëherë Kosova?

Fadil Vokrri apo Granit Xhaka, cili është futbollisti më i madh që e ka pasur ndonjëherë Kosova?

Emisioni “Favorit” në T7 ishte pjesë e shumë temave dhe diskutimeve që u bënë nga panelistët.

Në fund të emisionit u diskutua për suksesin e fundit të Granit Xhakës, i cili e fitoi së fundmi titullin historik me Bayer Leverkusenin, shkruan “Gazeta Express”.

E ndërkohë, trajneri Tahir Batatina, i ftuar në emision, u pyet nga moderatorja se cili është futbollisti më i mirë në histori të Kosovës.

Dhe, trajneri i Llapit e pati një përgjigje diplomatike, duke thënë se të dy ishin më të mirët në epokat e tyre dhe se ata janë lojtarët më të mëdhenj që i ka pasur ndonjëherë Kosova.

Për ta parë emisionin e plotë “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë.