Fjalë Kyçe

Familja beson se Sala është gjallë, me kërkesën e tyre FA largon shiritat e zinj nga krahët e futbollistëve

Familja beson se Sala është gjallë, me kërkesën e tyre FA largon shiritat e zinj nga krahët e futbollistëve

Lojtarët e Millwall dhe Evertonit nuk kanë bartur shirita të zinj në përkrahje të Emilioano Sala, edhe pse të gjitha skuadrat paraprakisht në FA Cup i kishin bartur.

Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesës së familjarëve të sulmuesit të Cardiff Cityt drejt FA (organi qeverisës i shoqatës së futbollit në Angli).

Ata kanë kërkuar që skuadrat angleze nuk kanë nevojë të bartin shiritat e zinj pasi familja beson se 28-vjeçari është ende gjallë.

Kërkesa është aprovuar nga FA dhe menjëherë është ndalur bartja e tyre në shenjë respekti. Zhdukja e Sala është raportuar të hënën gjatë udhëtimit të tij me aeroplan nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells).

Organet kompetente të shpëtimit kanë njoftuar se kërkimet për gjetjen e lojtarit janë ndalur edhe zyrtarisht.

Motra e lojtarit, Romina Sala, ka qenë një nga zërat më të mëdhenj që kërkimet për vëllain e saj mos të ndalen

Me këtë vendim familjarët nuk janë pajtuar, po ashtu edhe shumë persona nga bota e sportit, të cilët kanë filluar të mbledhin fonde për rinisjen e kërkimeve për shpëtim.

Aeroplani është zhdukur nga radari teksa ishte duke fluturuar mbi ishujt English Channel. Transferimi i tij i ka kushtuar Cardiff Cityt rreth 17 milionë euro, blerje rekord për klubin uellsian.