Fjalë Kyçe

Familja e Selatin Janjevës që u vra në Novi Pazar: Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare

Familja e Selatin Janjevës që u vra në Novi Pazar: Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare

Mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë është vrarë pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” Selatin Janjeva.

Ende nuk ka ndonjë version zyrtar lidhur me rrethanat e vrasjes së tij.

Në ndërkohë që familja e Janjevës ka dalë me një njoftim publik për rastin.

“Te nderuar, Ju lutem, pranoni këtë njoftim si të vetmen të vërtetë të plotë në lidhje me rastin tragjik të vdekjes se Selatin Janjeva. Rasti tragjik ka të bëjë me mosmarrëveshje familjare dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë temë politike ose biznesore. Ju lutem, të keni konsiderate për dhimbjen e familjes dhe të mos shpërndahen këso informata jo të vërteta. Me respekt, Familja Janjeva”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët poashtu kanë njoftuar poashtu se varrimi i  Janjevës do të bëhet sot në orën 17:00.