Fjalë Kyçe

Familja Hasani nga Vushtrria kërkon ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre 6 vjeçar

Familja Hasani nga Vushtrria kërkon ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre 6 vjeçar

Albin Hasani 6 vjeçar nga qyteti i Vushtrrisë është diagnostifikuar me tumor në kokë. Për shërimin e tij, familjarët e 6 vjeçarit po kërkojnë ndihmë financiare.

Babai i Albinit, Hajrizi i ka thënë “Gazeta Blic” se QKUK e ka udhëzuar për trajtim jashtë vendi, por thotë ta këtë të pamundur ta bëjë një gjë të tillë vet pasi që të vetmin burim financiar që pohon ta këtë është asistenca sociale.

Ai thotë se nesër do t’i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar ndihmë financiare, por pret që të lajmërohen edhe njerëz të vullnetit të mirë për t’ia mundësuar realizimin e terapive djalit të tij Albinit.

“Gazeta Blic” ka siguruar disa prej dokumentacioneve shëndetësore që i janë dhënë rreth gjendjes së 6 vjeçarit, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

Akoma nuk dihet shuma e nevojshme për trajtim jashtë vendi.