Anesa Lipa ka publikuar një imazh me familjen nga pushimet.
Pas ‘Sunny Hill Festival’ tani familja e Dua Lipës kanë ‘ikur’ në bregdet për të shijuar ditët e fundit të këtij sezoni veror, shkruan lajmi.net.
Anesa Lipa ka shfrytëzuar llogarinë e saj të Instagramit për të ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga pushimet me një portret familjar.
Në imazhin ku të gjithë duken të lumtur vërehet mungesa e vajzës së madhe Duas, e cila këto ditë është duke i kaluar me të dashurin e ri Anwarin në SHBA.