Fjalë Kyçe

Familjarët e të zhdukurës thonë se Mirjetën ua mbyti dhe varrosi burri i saj

Familjarët e të zhdukurës thonë se Mirjetën ua mbyti dhe varrosi burri i saj

Familjarët e Mirjeta Zeka Shabanit, e cila u zhduk para më shumë se një viti dyshojnë se burri i saj e ka mbytur atë.

Zona rreth lumit Ibër të Qytetit të Mitrovicës, të martën ishte pistë hetimi.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e Forcës së Sigurisë të kërkim-shpëtimit dhe zhytëseve janë vënë në kërkim të Mirjeta Zeka Shabanit.

41 vjeçarja është raportuar e zhdukur nga vëllezërit e saj me datën 31 mars të vitit 2019.

Por trupi i Mirjetës nuk u gjet këtu, teksa kërkimet vazhduan në një lokacion tjetër, që po mbahet sekret.

E familjarët e saj janë të bindur që Mirjetën e vrau bashkëshorti i saj, Nehat Shabani.

Mirjeta ishte martuar para dymbëdhjetë vjetëve, derisa ishte gruaja e tretë e Shabanit.

Ajo me bashkëshortin jetonin në Gjermani, e për pushime vinin në Kosovë.

Më të nuk kishte fëmijë.

Vëllau i saj, Rexhepi thotë që motra e saj nuk ka pasur jetë të lumtur me të por nuk ka dashur ti brengos ata.

Zeka e fajëson edhe Prokurorinë për neglizhencë të këtij rasti.

Ai thotë që është mese i sigurte që e motra nuk jeton më.

E vëllai tjetër i Mirjetës, Besniku thotë që kanë kërkuar ndihmë edhe nga hetuesit gjerman për këtë punë por që prokuroria në Mitrovicë ka refuzuar bashkëpunimin.

Televizioni të mërkurën ka qëndruar edhe në shtëpinë e burrit të Mirjeta Zekës në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.

Por dyert e shtëpisë kanë qenë të mbyllura.

E familjarët e Shabanit i kanë thënë ekipit që nuk kanë pasur kontakte me Nehat Shabanin.

Sipas tyre, kur është zhdukur Mirjeta Zeka familjari i tyre Nehati Shabani u ka thënë atyre që Mirjeta e ka lënë atë e ka ikur.

Ndërkohë Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk ka pranuar të jap detaje për këtë çështje penale.

Prokurori i rastit Njazi Rexha ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.