Dje gjatë ditës në lagjen “Mati 1” në kryeqytet ka ndodhur një vrasje ndërmjet familjeve Rafuna dhe Mehmeti, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.
Mefail Rafuna, është njëri nga personat që ka ndërruar jetë pas përleshjes me armë zjarri.
Familjarët e viktimës përmes një postimi kanë njoftuar se varrimi i Mefail Rafunës do të bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
“Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkruar Kastriot Rafuna në Facebook.
https://www.facebook.com/kastriotrafuna/posts/10156892862169633
Kurse, Bashkim Mehmeti është personi i dytë që gjeti vdekjen si pasojë e plagëve që mori nga plumbat që dyshohet se u shkrepën nga anëtarët e familjes Rafuna.
Familjarët e viktimës kanë njoftuar se Bashkim Mehmeti tashmë i ndjerë do të varroset nesër në ora 12:00, derisa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.