Mehdi Arifi nga Podujeva, është njëri ndër fansat më të mëdhenj të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Ai fotografi të Rugovës mban në çdo cep të shtëpisë së tij por edhe në kuletë e në telefon.
“Prej fillimit të themelimit të LDK-së ne jemi përkrahës të LDK-së në krye me Ibrahim Rugovën. Zoti është njo, i dyti që e ka ba shtetin e Kosovës osht Ibrahim Rugova, zoti e shpërbleftë me xhenet”, ka thënë Arifi.
Ai edhe pas vdekjes së Ibrahim Rugovës vazhdon ta votojë LDK-në pasi siç thotë ai, të tjerët janë vazhdimësi e tij.
“Ibrahim Rugova ka vdes ma nuk çohet, përkrahjen e ka deri n’dek Lumir Abdixhiku edhe LDK-ja”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se familjarisht e votojnë LDK-në.
“Rregullisht, djemtë vijnë prej Belgjike me votu pa kurrfarë interesi veç për shtetin e Kosovës. Çdo zgjedhje që mbahet vijnë e votojnë për LDK-në deri në vdekje”, ka thënë ai.