Mbyllja e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, është transmetuar sot nga faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar sqarim nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, për këtë postim.
“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, ka njoftuar Osmani.
“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, ka thënë tutje ajo.
