Fjalë Kyçe

Fatkeqësi/ Hyri për t’i ndarë dy persona gjatë përleshjes: Therret aksidentalisht gjilanasi

Fatkeqësi/ Hyri për t’i ndarë dy persona gjatë përleshjes: Therret aksidentalisht gjilanasi

Dje në fshatin Uglar të Gjilanit një person është therur aksidentalisht, derisa ishte duke tentuar që t’i ndajë nga përleshja dy persona tjerë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje në fshatin Uglar të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë përleshur.

Ndërsa një viktimë mashkull kosovar është therur aksidentalisht, gjatë tentimit për ti ndarë të dyshuarit gjatë përleshjes.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Uglar, Gjilan 20.04.2020 – 17:00. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë përleshur. Ndërsa një viktimë mashkull kosovar është therur aksidentalisht, gjatë tentimit për ti ndarë të dyshuarit gjatë përleshjes. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.