Fjalë Kyçe

Fatlum Berisha në ndeshjet më të rëndësishme të Kampionatit Evropian U17

Fatlum Berisha në ndeshjet më të rëndësishme të Kampionatit Evropian U17

Gjyqtari kosovar Fatlum Berisha me shumë sukses po paraqitet në Kampionatin Evropian në 17 vjeçarëve që po mbahet në Dublin të Republikës së Irlandës, shkruan Gazetasheshi.com.

Asistenti me stemën e FIFA-s nga Kosova është deleguar në një tjetër ndeshje të rëndësishme si ajo ndërmjet Hungarisë dhe Belgjikës.

Berisha do jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve që do ta gjykojnë atë ndeshje më 16 maj me fillim nga ora 12:00.

Që nga fillimi i këtij kampionati, Berisha ka gjykuar në pesë ndeshje duke patur notim të lartë nga kontrollorët e ndeshjes.

Ndeshjet në të cilat ka arbitruar Berisha në Evropianin e 17 vjeçarëve:

Itali – Portugali 1:0 (13/05/2019)
Francë – Holandë 2:0 (09/05/2019)
Islandë – Hungari 1:2 (07/05/2019)
Belgjikë – Greqi 3:0 (06/05/2019)
Hungari – Porugali 1:0 (04/05/2019)