Fjalë Kyçe

Fatmir Ajeti është ish-pjesëtari i UÇK-së që u ftua nga Gjykata Speciale

Fatmir Ajeti është ish-pjesëtari i UÇK-së që u ftua nga Gjykata Speciale

Fatmir Ajeti është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale. Këtë e ka bërë të ditur Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, shkruan ai në Facebook.

OVL e UCK-së, ditë më parë ka njoftuar se do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.

Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka njoftuar për akuzën ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë, njofton Telegrafi.