Fjalë Kyçe

Fatmir Sejdiu, kryetar i LDK-së. Mbështetësit hapin faqe në emër të tij

Fatmir Sejdiu, kryetar i LDK-së. Mbështetësit hapin faqe në emër të tij

Lidhja Demokratike e Kosovës është në proces zgjedhor për zgjedhjen e strukturave të reja partiake, proces që është përcjellur me shumë grindje nëpër degë të ndryshme.

Nga ana tjetër, ende nuk ka një garë edhe për vetë kreun e kësaj partie. Por, ish-kryetari Fatmir Sejdiu duket se ka manifestuar ambiciet e tij për kithim në krye të partisë më të vjetër në vend.

Në Faceook është krijuar edhe një faqe e emërtuar Fatmi Sejdiu, kryetar i LDK-së, shkruan Gazeta Alo.

Kjo faqe ka shpërndarë edhe një video ku shihet Fatmir Sejdiu në një tubim në Llaushë të Skenderajt në periudhën e luftës në vitin 1998. Ndryshe, Sejdiu është një prej aktivistëve të hershëm për liri dhe demokraci.

Ai ka qenë edhe pjesëmarrës i protestave të ndryshme në Prishtinë që kundërshtonin aparteidin serb në Kosovë. Fatmir Sejdiu është treguar mjaft aktiv gjatë ditëve të fundit.

Së fundi ai është parë edhe në shoqërinë e Anton Qunit, i cili e ka marrë udhëheqjen në Prizren, që shihet si qyteti i dytë më i rëndësishëm pas Prishtinës, e me të cilat LDK-ja nuk udhëheq që disa mandate./Gazeta Alo/