Fjalë Kyçe

Faton Bislimi nuk zgjidhet deputet, bën akuza të rënda ndaj krerëve të LDK-së

Faton Bislimi nuk zgjidhet deputet, bën akuza të rënda ndaj krerëve të LDK-së

Faton Bislimi, kandidat për deputetë nga radhët e LDK-së nuk ka fituar votat e mjaftueshme për që qenë pjesë e legjilaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Ai ka falënderuar votuesit e tij, por në të njëjtën kohë nuk ka kursyer kritikat ndaj establishmentit të LDK-së.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Miq, dashamirë, e votues të LDK-së — ju falëmnderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj për kandidaturën time në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Unë nuk arrita të marrë mandatin e ri në Kuvend, por përkundër ndryshimit të numrit në listën zgjedhore që më ishte bërë (njëherë 41 e mandej 43), dhe inxhinjeringut elektoral të mendësisë së vjetër, unë sot ndihem krenar që në Gjilanin tim kam arritë të jem kandidati më i votuar i LDK-së, dhe në secilen komunë tjetër të Kosovës kam rritur votën mesatarisht për 100% në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2019.

Edhe pse numër i pamjaftueshem për të hyrë në Kuvend, mbi 7280 votuesëve të mi, u jam përjetësisht mirënjohës, për besimin e dhënë, duke më mundësuar që të jem kandidati që ka shënuar rritje në vota edhe në këtë shembje elektorale të LDK-së! Zoti ju ruajtë e ju bekoftë të gjithëve! Urime e suksese të gjithë deputetëve të Legjislaturës së re të Republikës!