Fjalë Kyçe

Faton Ramadani mohon kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, lajmëron edhe ai policinë

Faton Ramadani mohon kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, lajmëron edhe ai policinë

Faton Ramadani ka dhënë versionin e vet për kallëzimin penal të ngritur ndaj tij dhe dy personave tjerë nga gazetari Vehbi Kajtazi. Ky kallëzim penal i gazetarit të Insajderit, çoi në arrestimin e Fitim Thaqit, i prangosur edhe më parë për sulm ndaj Kajtazit. Faton Ramadani në një prononcim për Express ka mohuar kërcënimin duke thënë se sot ka hapur rast në polici ndaj Kajtazit.

Të njëjtën ditë kur është publikuar lajmi për kallëzimin penal që Kajtazi ka bërë ndaj Ramadanit, Thaqit e Milaim Zekës, Faton Ramadani ka shkuar në polici për ta bërë të nëjtën ndaj Kajtazit.

Komentet që i ka bërë në Facebook për Kajtazin, ai nuk i cilëson si kanosje.

“Sot e lexova se unë e kam kanos Kajtazin, si është e mundur kur s’kom pas kontakt me të fizik, se kanosja është kur ke kontakt me të”, shprehet ai.

Për këtë rast Faton Ramadani thotë se ka hapur rast në polici, ndërsa ka një porosi edhe për prokurorinë.

“Edhe shkova ja hapa një rast në polici, provë është kallëzimi penal i Kajtazit…nëse nuk e hap rastin prokuroria do t’i bëjë padi edhe asaj. Unë as nuk jom ftu as nga organet, se ska asnjë të vertetë çka ka shpif Kajtazi”, tha Ramadani.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ngritur kallëzim penal ndaj Fitim Thaqit, Faton Ramadanit dhe Milaim Zekes (deputet i Kuvendit të Kosovës dhe themelues i partisë PEK).

Në kallëzimin penal të cilin e ka siguruar Gazeta Express thuhet se menjëherë pas postimit të Fitim Thaqit, Kajtazi ka marrë kërcënim me jetë nga Faton Ramadani.

Ramadani thotë se me Fitim Thaqin është njohur pas sulmit që i është bërë Kajtazit dy vite më parë në Lagjen Pejton nga Thaqi. Ai mohon se ka bashkëpunuar me të, kundër Vehbi Kajtazit.

“Më pas kur e ka ndërpre padrejtësinë, Hashim Thaçi, rastin e vëllëzërve të mi…Ai vazhdimisht më ka shantazhu…cdo herë ka shpif ka montu… e ki rastin kur e ka pas me Fitim Thaqin se Faton Ramadani e ka shty fitim thaqin me shtrengu po me vonë policia e ka vërtetu që unë kurrë më herët Fitim Thaqin se kam njoft, tani e kam bo shok të mirë, edhe kam respekt të veçantë për të”, thotë ai.

Ramadani thotë se me Kajtazin është njohur kur ia ka dhënë dokumentet për rastin e vëllëzërve Kiqina. Sipas Ramadanit, kur Kajtazi i ka marrë këto prova, ka ndryshuar sjelljen ndaj tij.

“Vehbia me ka ftu, për mi marrë incizimet të cilat janë kanë në interes të madh të publikut për ta vërtetu drejtësinë që u bë e padrejtë në rastin Kiqina që 16 vite. Një pjesë të kopjeve ma ka marrë Eulexi kurse origjinalin ja kam dhanë Vehbi Kajtazit. Derisa i ka marrë ato Vehbi Kajtazi më ka shkru në Viber i kam të gjitha, më ka marrë me të mirë, ka ardhë në diskotekën ku e kam pas sigurimin, ka pi pa pare me një femër… ka kërku muzika, i ka ndërru, u sill si pronar. Mirëpo për shkak që e disha se mi qet provat në opinion unë çka thojke ai bojsha. Më pas e kam kuptu se gjithë atë e kish pas mem shantazhu edhe me mi marrë provat, mi ka djeg ato prova ku unë nuk kam më tjera, i ka Eulexi edhe e di që i ka marrë Specialja ato prova”, tha Ramadani për Gazetën Express.