Kapiteni i Malit të Zi, Fatos Beqiraj ka folur pas ndeshjes me Kosovën.
Beqiraj ndaj Kosovës ishte kapiten.
“E kam shikuar vetëm anën sportive. E kam pasur një dëshirë kur është hedhur shorti që Mali i Zi mos të bie në short me Kosovën. Sot nuk ishte njejtë pasi luajtëm pa shikues”, tha pas ndeshjes Fatos Beqiraj, për SuperSport Kosova.
“Ndodhi shumë shpejt largimi i trajnerit dhe dy lojtarëve. Kosova ka të ardhme dhe këtë e kam ditur”, tha Beqiraj.