Eksperti amerikan i sëmundjeve ngjitëse, Anthony Fauci, ka zbuluar se është ndjerë në siklet kur kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë, kur në fund të vitit të kaluar shumë njerëz në Shtëpinë e Bardhë ishin infektuar me coronavirus, shkruan CNN.
80-vjeçari ka pranuar se ishte i vetëdijshëm se kishte rrezik të madh nga “rezultati serioz” që mund të kishte nëse ai do të infektohej me COVID-19, transmeton Telegrafi.
“Nuk jam fokusuar në këtë, por kam qenë i vetëdijshëm sepse më është dashur çdo ditë të shkojë në Shtëpinë e Bardhë – që ka qenë një vend i madh i përhapjes së coronavirusit. Për këtë jam ndjerë në siklet”, ka shtuar ai.
Në tetor të vitit të kaluar, presidenti i atëhershëm amerikan Donald Trump ishte infektuar me coronavirus, pas ceremonisë ku ishte prezantuar Amy Conny Barett si kandidate për Gjykatën e Lartë.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm shumë njerëz, ku disa prej tyre nuk bartnin fare maska mbrojtëse. E të paktën shtatë prej tyre që i janë nënshtruar testit të COVID-19 kanë rezultuar pozitiv, përfshirë Trumpin, ish-këshilltaren e tij Kelien Convey dhe dy senatorë republikanë.