Klubi Dardania Basel me grupmoshat e reja mori pjesë për pesë ditë më radhë në turneun e mbajtur në Austri, me ç’rast arriti të shënojë dy fitore dhe një humbje.
Nga 10 deri më 15 nëntor njomakët e akademisë së klubit FC Dardania Basel paten mundësinë të takoheshin me bashkëmoshtarët e tyre në Austri, derisa ndanë eksperiencat dhe krijuan ura të reja miqësie.
“Rezultatet ishin në planë të dytë, por futbollistët tanë regjistruan dy fitore (6:3 ndaj Vocklabruck dhe 7:5 ndaj Reidit), ndërkohë që pësuan 3:6 nga skuadra që drejtohet nga ish-futbollisti i njohur kosovar Jeton Qubreli.
Duhet theksuar pritjen e jashtëzakonshme që i’u bë klubit tonë nga ish-futbollisti i njohur Jeton Qubrelit, i cili njëherit është edhe mik i trajnerit të klubit tonë Musa Quranollit dhe gjyqtarit të njohur Hysen Haxhija.
Klubi FC Dardania Basel mbetet i përkushtuar që të punojë fuqishëm në akademinë e klubit dhe të krijojë sa më shumë kushte për ta, duke marrë pjesë kështu edhe në shumë turne të ndryshme gjithandej Evropës”, thuhet në publikimin e “Shqiponjave” nga Zvicra.