FC Olti nga Peja me ftesë nga Bayern Munich, ka zhvilluar miqësore me skuadren po me të njëjtin emër për grupmoshat e reja, shkruan GazetaAlo.
Skuadra e Bayernit ka shënuar fitore me rezultatin 3:0.
Ekipi nga Peja ka treguar lojë të pëlqyer dhe ka marrë vleresime të larta.
Njëri nga më të dalluarit ishte portieri i FC Olti Diar Kuçi i cili në disa raste ka pritur raste të mira shënimi.
Pas ndeshjes të dyja ekipet kanë shkëmbyer dhurata dhe kanë rënë dakord për një ndeshje tjetër miqësore, por tani në Kosovë, gjegjësisht në Pejë.
Djelmoshat nga Peja gjithashtu kanë vizituar edhe ambientet e ekipit të madh gjerman me përmasa botërore Bayern Munich. /GazetaAlo