Fjalë Kyçe

FC Prishtina 01 zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit

FC Prishtina 01 zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit

Skuadra e FC Prishtina 01 e zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit, në të cilën ndeshje do të dorëzohet edhe trofeu nga FFK-ja, shkruan GazetaAlo.

Skuadra nga kryeqyteti tashmë ka arritur ta sigurojmë një vend në Superligë.

Ky është njoftimi i FC Prishtina 01 në faqen e tyre zyrtare.

FC Prishtina 01 zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit, dorëzohet trofeu nga FFK

Pas një rrugë të gjatë dhe me plot sfida, vjen ndeshje e fundit e edicionit 2018/2019.

Viti i parë i ekzistencës së FC Prishtina 01, ku tashmë kemi arritur ta sigurojmë një vend në Superligë.

Ndeshja e fundit zhvillohet të dielën ndaj FC Përlepnicës në Pallatin e Sporteve në Prishtinë nga ora 21:00.

Pas ndeshjes do të dorëzohet edhe trofeu i kampionit për Ligën e Parë.

Ftojmë të gjithë që na kanë qëndruar pranë deri më tani, të jenë të pranishëm në dorëzimin e trofeut dhe festën tonë.

Përpara, përpara bardhëekaltër⚪🔵