Prishtina do të përballet me Trepçën 89 në kuadër të javës së 32 të IPKO Superligës, shkruan GazetaAlo.
Skuadra nga kryeqyteti me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se do të ndaj bileta falas për këtë ndeshje.
Ky është njoftimi.
E mërkura familjare në ndeshjen futbollistike FC Prishtina – KF Trepça ’89.
Për ju, përkrahës të zjarrtë të klubit, FC Prishtina dhuron 20 bileta FALAS të Javës së XXXII të Ipko Superliga, kundër ekipit KF Trepça ’89, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 15 Maj në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 16:00.
10 tifozët më fatlum do t’i fitojnë nga dy bileta në mënyrë të rastësishme.
Shpallja e fituesve bëhet të mërkurë, më 15 Maj 2019.
#fcprishtina #kftrepca89 #javaXXXII