Skuadra nga kryeqyteti do të përballet me St Joseph’s në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të Ligës së Evropēs, shkruan Gazeta Alo.
Me këtë rast skuadra e Prishtinës ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se do të ndaj bileta falas për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.
Ky èshtë njoftimi i bardhekaltërve.
Për ju, përkrahës të zjarrtë të klubit, FC Prishtina dhuron 20 bileta FALAS të ndeshjes parakualifikuese të Ligës së Evropës, kundër ekipit St Joseph’s FC, ndeshje e cila do të zhvillohet të enjtën, më 27 Qershor në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:45.
10 tifozët më fatlum do t’i fitojnë nga dy bileta në mënyrë të rastësishme.
Shpallja e fituesve bëhet të enjtën, më 27 Qershor 2019.
#fcprishtina #stjosephfc #europaleague