Fjalë Kyçe

FC Prishtina : Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara!

FC Prishtina : Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara!

Skuadra nga kryeqyteti nuk ka arritur të stoliset me titullin kampion pasi në ndeshjen vendimtare ka pësuar humbje nga Feronikeli, shkruan GazetaAlo.

Edhe përkundër kësaj skuadra nga kryeqyteti me anë të njè postimi në faqen e klubit u ka bërë thirrje djelmoshave të skuadrës të mbajnë kokën lartë.

Ky është postimi i klubit të FC Prishtina.

Kokën lartë!

Të gjithë ata që iu njohin e din sa keni sakrifikuar për një vit gara

Krejt çfarë keni arritur e keni arritur vetëm me mundin tuaj

Humbja e titullit dhemb shumë, por mundin në 32 ndeshjet tjera askush s’mund t’ua humb

Gjenerata juaj do të mbahet në mend për çiltërsinë dhe karakterin e lartë që keni treguar

FC Prishtina ka vite që nuk ka pasur ekip më unik e të bashkuar, të drejt moralisht e sportistë të vërtet

Kokën lartë djema, vazhdojmë përpara! 💪