Fjalë Kyçe

FC Prishtina me katër mungesa në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

FC Prishtina me katër mungesa në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Prishtina, do të ketë katër mungesa në ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prishtinas, përcjell Klan Kosova.

“Skuadra pati mungesën e Leonit Abazit (stërviti veçmas) dhe Samuel Mones – të dy këta të lënduar, kurse me skuadrën punuan Bekteshi, i suspenduar me kartonë dhe Tolaj i cili nuk ka mundur të licencohet para afatit kalimtar ndërkombëtar i cili fillon më 1 korrik”, thuhet në njoftim.

Prishtina do të luajë nesër kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore, ndeshje kjo që zhvillohet të martën nga ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.