Fjalë Kyçe

FC Prishtina me njoftim të rëndësishëm për publikun

FC Prishtina me njoftim të rëndësishëm për publikun

Skuadra nga kryeqyteti ka ardhur me një njoftim për publikun para sfides së nesërme ndaj St Joseph’s, shkruan Gazeta Alo.

Ky është njoftimi i FC Prishtina në faqen zyrtare të klubit.

Dyert e stadiumit hapen në ora 19:00

Prishtinë, 26 qershor 2019 – Në ndeshjen kundër St Joseph’s, FC Prishtina do t’i hap dyert e katër tribunave, të asaj VIP, Perëndimore, Lindore dhe asaj Veriore. Dyert e stadiumit hapen në ora 19:00, andaj lusim publikun të vije më herët për shkak tollovisë eventuale sidomos për familjarët që kanë të shoqëruar fëmijët deri në moshën 10-vjeçare për të cilët për këtë ndeshje hyrja është gratis (përveç tribunës VIP).

Në stadium ndalohen të gjitha gjërat e ndaluara si në çdo ndeshje tjetër në garat e UEFA-s.

Biletat dalin në shitje nesër nga ora 10:00 e mëngjesit dhe mund t’i gjeni përreth stadiumit si në çdo ndeshje tjetër.