Fjalë Kyçe

FC Prishtina ndahet me Gledi Micin

FC Prishtina ndahet me Gledi Micin

Gledi Mici nuk është më futbollist i FC Prishtinës.

Futbollisti shqiptar i ka ndarë rrugët me Bardhekaltrit pasi e fitoi Kupën e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

Klubi më i madh në vend e ka bërë vendimin e ndarjes me marrëveshje të dyanshme përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Mici ishte pjesë e klubit kryeqytetas që nga viti 2020, ndërsa ky klub e falënderoi lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uroi suksese atij në karrierë.