Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se qeveria po neglizhon çështjen e pagesës së shtesave për punonjësit shëndetësor.
“Ju tërheqim vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale duke filluar nga SHSKUK, MSH, MF dhe Kryeministrit se me mospërfilljen tuaj jeni duke na shtyrë në veprime radikale sindikale sepse është kërkesë e anëtarësisë së gjërë sindikaliste. Lojën të cilën jeni duke e bërë nuk tolerohet më”, thuhet në komunikatën e Federatës.
Ata kanë kërcënuar me veprime sindikale për të cilat thonë se nëse për shkak të tyre “vdes edhe një pacient, përgjegjësia është e juaja”, duke iu adresuar qeveritarëve.
Me mosveprimet e qeverisë, Federata thotë se po i shtyjnë në lëshimin e përgjegjësive profesionale.